image Thaçi pas takimit me Vuçiqin në Gjermani: Është një hap tjetër për progres me Serbinë

Kosovë

Linja hekurudhore/ Thaçi pas takimit me Vuçiqin në Gjermani: Është një hap tjetër për progres me Serbinë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit në Mynih të Gjermanisë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, ku kanë nënshkruar  marrëveshjen për linjën hekurudhore, ka thënë se kjo marrëveshje është progres.

Thaçi, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka shkruar se progresi, paqja zhvillimi ekonomik janë ato çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi.

“Është një hap tjetër i kësaj marrëveshjeje së sotme të progresit pas linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme e hekurudhave dhe autostradave është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres dhe vende të punës, çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi”, ka shkruar ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq./ Gazeta Sinjali/