image Thaçi: Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi

Kosovë

Thaçi: Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve, djersa dhe mundi i tyre.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, tha se nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë këtij sektori.

“Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit. Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm. Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë”, ka shkruar Thaçi./Gazeta Sinjali/