image Thaçi: Papërgjegjësia e Qeverisë është ekstreme, kjo vonesë i ka kushtuar qytetarëve me përhapje të koronavirusit

Kosovë

Politikë/ Thaçi: Papërgjegjësia e Qeverisë është ekstreme, kjo vonesë i ka kushtuar qytetarëve me përhapje të koronavirusit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë është nga papërgjegjsia e Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se sikur të merreshin masat në fillim, atëherë nuk do të kishte rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovës. Sipas tij, kjo vonesë i ka kushtuar qytetarëve me përhapje të koronavirusit.

“Papërgjegjësia e Qeverisë është ekstreme, pikërisht duke parë gjendjen e rënduar edhe në rajon, në botë, liderët e partieve politike të Kosovës, kërkuan nga unë që të inicojë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Thaçi në emisionin Open në TopChannel./Gazeta Sinjali/