image Thaçi në QKUK, apelon për ndjekjen e këshillave

Thaçi në QKUK, apelon për ndjekjen e këshillave

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një vizitë ne QKUK ku është njoftuar lidhur me gjendjen në Kosovës karshi pandemisë COVID19.

Ai me këtë rast ka shprehur mirënjohjen më të lartë për çdo punëtorë shëndetësorë të cilët i ka quajtur heronjtë të Kosovës.

“Kam takuar mjekët që po udhëheqin angazhimin dhe kam dëgjuar një raport të detajuar edhe të doktorëve të tjerë, besoj që puna e gjithë këtyre mjekëve është një punë që duhet pasur përkrahje prej të gjithë njerëzve dhe institucioneve dhe kjo përkrahje vetëm sa do rritet. Shëndeti i qytetarëve është në duart e mjekëve por edhe te Instituti Publik. Kam besim të plotë dhe u binda në kapacitetet dhe profesionalizimin e tyre që është model për rajonin dhe me gjerë”, deklaroi Thaçi.

Ai përcolli mesazhin te të gjithë qytetarët që të kufizojnë daljet dhe të ndjekin këshillat e ekspertëve mjekësorë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit COVID-19.

Kurse, Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu tha se kjo përkrahje dhe vizitë e motivon stafin mjekësor që të ofrojë shërbime sa më cilësore.

Ai tha se si QKUK përgatitjet për luftimin e COVID19 i kanë ndërmarrë më herët dhe kanë krijuar mjaftë shtretër të mjekimit intensiv. /Gazeta Sinjali/