image Thaçi: Në fund Kosova do të njihet si shtet sovran nga Serbia

Politikë

Thaçi: Në fund Kosova do të njihet si shtet sovran nga Serbia

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ai asnjëherë nuk ka qenë për ndarje të Kosovës dhe se në fund Serbia do ta njohë si shtet sovran Kosovën.

“Në fund Kosova do të njihet si shtet sovran nga Serbia pa u cenuar territori i Kosovës, me këtë hartë që është”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka sqaruar se ideja e tij është vetëm që Presheva, Medvegja e Bujanoci të bashkohet me Kosovën.

“Ideja ime ka qenë vetëm që Medvegja, Presheva e Bujanoci t’i bashkangjitet Kosovës, që shqiptarët atje të jenë me ne. Atje shqiptarët janë duke u ofenduar gjithnjë e më tepër”, u shpreh Thaçi./ Gazeta Sinjali/