image Thaçi: Sa më parë të themelohet qeveria e re

Politikë

Thaçi: Sa më parë të themelohet qeveria e re

news image

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar themelimin e sa më të shpejtë të qeverisë së re.

Përmes një konference për media, Thaçi ka kërkuar që të themelohet shpejt qeveria e re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Tani duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase”, tha ai.

Thaçi i ka ftuar liderët partiakë e institucionalë që të mundësojnë një tranzicion demokratik të pushteteve.

“I ftoj liderët institucionalë dhe partiakë që të punojnë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt demokratik”, deklaroi ai. /Gazeta Sinjali/