image Thaçi: Kurti njëherë merrej me djalin tim, tash merret me djalin e Trumpit

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi: Kurti njëherë merrej me djalin tim, tash merret me djalin e Trumpit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili dje tha se qëndrimi i djalit të presidentit amerikan, Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova nuk ka lidhje me taksën ndaj Serbisë.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Thaçi tha se Kurti njëherë është marrë me djalin e tij, e tash me djalin e Donald Trump, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ai njëherë merrej me djalin tim, tash me djalë të presidentit Trump. Nuk e di..”, ka thënë Thaçi duke buzëqeshur.

“Mirë është me diskutu me qëndrime të presidentëve dhe nuk mendoj që qëndrimet e zyrtarëve të SHBA-së janë qëndrime individuale. Mendoj që ne duhet të jemi shumë koshient dhe shumë të përgjegjshëm”, tha Thaçi.

Ai shtoi se shpreson që kryeministri të gjej kohë për t’u takuar para se të takohen në një “vendimmarrje të papritur që mund të na vie”.

“Dua të shpresoj se kryeministri do të gjej kohë për t’u takuar. Jo pse e ka obligim, por përgjegjësi edhe si lider i partisë por edhe si kryeministër në mënyrë që të mos ndodhë takimi ynë i pavlerë në ndonjë vendimmarrje të papritur që mund të na vie për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”, deklaroi Thaçi. /Gazeta Sinjali/