image Thaçi: Kurti erdhi me yrysh për të më shkarkuar, por i pata thënë se ai do të shkojë para meje

Kosovë

Politikë/ Thaçi: Kurti erdhi me yrysh për të më shkarkuar, por i pata thënë se ai do të shkojë para meje

news image

Pyetjet lidhur me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, nuk kanë munguar as gjatë vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Odën Ekonomike të Kosovës.

Thaçi deklaroi se e ka ditur që Kurti do të largohet para përfundimit të mandatit të tij, ndonëse, siç tha, “ka ardhë me yryshin e shkarkimit të presidentit”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ai ka ardhë me yryshin e shkarkimit të presidentit, por pata deklaruar edhe në atë kohë se ai ka me shku para presidentit”, deklaroi Thaçi para gazetarëve duke qeshur.

Ai gjithashtu tha se “Kurti dhe grupi i tij” duhet të përballen me drejtësinë për shkak të “veprimeve të tyre kriminale”. /Gazeta Sinjali/