image Thaçi i bindur se nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar, përveç ligjeve të Millosheviçit

Drejtësi

Thaçi i bindur se nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar, përveç ligjeve të Millosheviçit

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar përveç ligjeve të Sllobodan Millosheviçit.

Thaçi tutje ka shtuar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

 “Unë e kam theksuar më herët mund të kem bërë gabime politike, mund të kemi bërë lëshime politike. Është e vërtetë që kemi shkelur ligje të sistemit të Sllobodan Millosheviçit dhe për këtë jam shumë krenar si popull dhe si individ. Ndërsa asnjë ligj ndërkombëtar në asnjë rrethanë por ky është çmimi lirisë”, ka thënë Thaçi për TCH.

Thaçi tutje ka shtuar se mbrojtja më e mirë është drejtësia e luftës që kanë zhvilluar e që sipas tij nuk do të mund ta lëkund askush.

“Mbrojtja më e mirë është drejtësia e luftës që kemi zhvilluar ne e që nuk do të mund ta lëkund askush. Dua të theksoj se Kosova ka fituar shumë beteja. Edhe  shumë bashkëluftëtar të tjerë kanë besim të plotë në të vërtetën dhe drejtësi”. /Gazeta Sinjali/