image Thaçi bën thirrje për respektim të masave kundër COVID-19: Kjo është kohë e rëndë për të gjithë

Shëndetësi

Thaçi bën thirrje për respektim të masave kundër COVID-19: Kjo është kohë e rëndë për të gjithë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga qytetarët të tregohen të durueshëm dhe të respektojnë masat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se kjo është kohë e rëndë për të gjithë dhe se ndryshimi i mënyrës së jetesës niuk ka qenë i lehtë për askënd.

“Sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse. Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia. Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi”, ka shkruar Thaçi./Gazeta Sinjali/

Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga…

Posted by Hashim Thaçi on Wednesday, August 5, 2020