Cristiano Ronaldo në Real Madrid përveç titujve që ka fituar, ai ka lënë edhe shumë kujtime të tjera të ëmbla për tifozët e klubit nga kryeqyteti i Spanjës.
Padyshim njëra nga kujtimet më të mira për tifozët e Real Madrid, është kur Ronaldo në vitin 2012 ‘qetëson’ tifozët e Barcelonës në ‘El Classico’, transmeton Gazeta Sinjali.
Saktësisht tetë vite më parë, Cristiano Ronaldo shënoi një gol në ‘El Classico’ dhe e bëri për herë të parë festimin e famshëm ‘Calma’.
Ky gol i Ronaldos, në atë sezon në një mënyrë ia solli Real Madridit titullin e La Ligas./Gazeta Sinjali/