image Tetë pacientë e fitojnë betejën me koronavirusin, shkon në 79 numri i të shëruarve

Kosovë

IKSHPK/ Tetë pacientë e fitojnë betejën me koronavirusin, shkon në 79 numri i të shëruarve

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka konfirmuar edhe 26 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Megjithatë, lajmi i mirë është shërimi i 8 të infektuarve, të cilët e kanë fituar betejën me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot më 16 prill 2020, janë shëruar edhe tetë (8) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79)”, njofton IKSHPK.

Deri tani, numri i rasteve me korojavirus në Kosovë ka shkuar në 449, derisa 11 persona kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/