image Testi për COVID-19 mbetet kusht për kosovarët që hyjnë në Mal të Zi

Rajon

Testi për COVID-19 mbetet kusht për kosovarët që hyjnë në Mal të Zi

news image

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se qytetarët e Kosovës, Shteteve të Bashkuara, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi vetëm nëse posedojnë një test negativ sipas metodës PCR ose atë serologjik – Elisa.

Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.

Testet duhet të jenë të lëshuara nga një laborator i licencuar dhe nuk duhet të jenë më të vjetër se 72 orë.

Në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë, autoritetet malazeze kanë vendosur të zgjasin orarin e punës për bizneset e hotelerisë, nga ora 24:00 sa ka qenë deri më tash, deri në 01:00.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 3 mijë e 930. Prej tyre 73 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/