image Tesla paralajmëron prodhimin e veturës më të shpejtë serike, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për dy sekonda

Automjete

Tesla paralajmëron prodhimin e veturës më të shpejtë serike, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për dy sekonda

news image

Kompania amerikane Tesla ka paralajmëruar prodhimin e veturës më të shpejtë, që sipas pronarit të kësaj kompanie do të jetë vetura më e shpejtë në botë, transmeton Gazeta Sinjali.

E pas më shumë se një viti pritje, është bërë e ditur edhe ku do të prezantohet Tesla Model S Plaid.

Sipas një postimi të Elon Musk, kjo do të ndodhë në selinë e Teslas në Kaliforni gjatë 3 qershorit.

Edhe pse Telsa Model S Plaid do të duhej të ishte “vetëm” një vetura me shpejtësi të madhe që lëviz nëpër pistë, Musk ka paralajmëruar se si do të jetë vetura më e shpejtë serike që ndonjëherë është prodhuar.

Nuk dihet nëse e ka seriozisht, apo vërtetë Tesla planifikon të prodhoj dhe prezantoj veturën që do të lëviz me mbi 430 kilometra në orë.

E shpejtësia nga 0-100 kilometra në orë do të mund të arrihet për vetëm dy sekonda (2.1), që e fut në listën me veturat më të mira sportive, transmeton Telegrafi.

Mund të numërojmë me gishta të dorëz modele të veturave që kanë “aftësi të tillë” për arritjen e shpejtësisë nga 0-100 km/h për vetëm dy sekonda.

Kujtojmë që Plaid në treg vjen me një çmim prej 119.000 dollarë, dhe kjo nuk është e tëra, sepse për vetëm 149.900 dollarë, blerësit mund të marrin Plaid+ me performanca më të mira. /Gazeta Sinjali/