image Tërmeti në Turqi, Shqipëria vendos që 13 shkurti të jetë ditë zie kombëtare

Shqipëri

Tërmeti në Turqi, Shqipëria vendos që 13 shkurti të jetë ditë zie kombëtare

news image

Datat 13 shkurt është shpallur ditë zie në nder të viktimave të tërmetit në Turqi.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmështize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, shkruan Rama në Facebook.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 22 mijë viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet e ditur se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

/GazetaSinjali/