image Tërmeti e dridhë vendin, shikoni reagimin e kryeministres gjatë konferencës live

Botë

Zelandë/ Tërmeti e dridhë vendin, shikoni reagimin e kryeministres gjatë konferencës live

news image

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern po zhvillonte një konferencë për shtyp nga godina e qeverisë për heqjen e masave kufizuese të COVID-19, teksa një tërmet me magnitudë 5,8 goditi vendin.

Megjithëse tërmeti ishte i fuqishëm, Ardern ruajti qetësinë para kamerave.

”Po ndodh një tërmet, është një tronditje e madhe. Nëse shihni gjërat pas meje po lëvizin”, tha ajo duke buzëqeshur.

E pyetur nëse ndihej e sigurt dhe mirë për të vazhduar intervistën, Ardern u përgjigj: “Jam mirë, ndodhem në një ndërtesë të sigurt”.

Reagimi i saj u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. /Gazeta Sinjali/