image Tërmet në Mal të Zi

Rajon

Tërmet në Mal të Zi

news image

Një tërmet i ri, me madhësi 3.2 të shkallës Rihter, goditi zonën e Malit të Zi në orën 15:41.

Epiqendra ishte 14 kilometra në veri të Herceg Novi, në një thellësi prej dhjetë kilometra, raporton RTCG.

Shkalla e tërmetit në epiqendër ishte 3.2 sipas Rihter, e cila korrespondon me një intensitet në epiqendër prej pesë në shkallën Merkal (MCS).

Sipas Qendrës Sizmologjike, ky tërmet nuk ka shkaktuar dëme materiale në epiqendër.

Një tërmet me madhësi 4.3 sipas Rihter goditi Malin e Zi herët dje dhe epiqendra ishte në të njëjtën zonë./Gazeta Sinjali/