image Tërmet me magnitudë 5.3 në Turqi

Evropë

Tërmet me magnitudë 5.3 në Turqi

news image

Një tërmet me magnitudë 5.3 ka goditur sot provincën lindore të Turqisë, Elazig, raporton Anadolu, transmeton Gazeta Sinjali.

Bëhet e ditur se tërmeti është ndjerë edhe në provincat Malatya, Adiyaman, Sanliurfa, Mardin, Batman dhe Diyarbakir

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Suleyman Soylu njoftoi se nuk është raportuar për dëme materiale dhe persona të lënduar.

“Të gjitha ekipet tona aktualisht janë duke inspektuar zonën. Asnjë humbje e jetës ose dëmit nuk është raportuar”, shtoi Soylu.

/Gazeta Sinjali/