image Terapisti shpjegon se si ta mbroni lidhjen nga tradhtia, këto janë gabimet që bëjnë çiftet

Këshilla

Terapisti shpjegon se si ta mbroni lidhjen nga tradhtia, këto janë gabimet që bëjnë çiftet

news image

Kur dashurohemi dhe nisim një lidhje, nuk mendojmë për gjëra negative. Shumica prej nesh e ka në kokë që shprehja e njohur “për gjithë jetën” do të realizohet. Megjithatë, pothuajse 70% e femrave dhe 75% e meshkujve kanë pranuar se kanë qenë të pabesë në një moment të jetës së tyre, shkruan The List.

Por a mund ta parandalojmë tradhtinë? Sipas psikologëve, marrëdhëniet që u kushtohet kujdes dhe vëmendje kanë më pak gjasa të përfundojnë për shkak të tradhtisë.

“Marrëdhëniet janë si organizmat e gjallë, nëse i ushqeni, ato përparojnë dhe forcohen. Nëse i injoroni, ata “vdesin””, thotë Talal Alsaleem.

Neglizhimi i lidhjes është një ndër shkaqet kryesore të tradhtisë. Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar tradhtinë?

Pjekuria në marrëdhënie

Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve është një aftësi. Sa më shumë të zhvillohet kjo aftësi, aq më shumë zhvillohet pjekuria e marrëdhënies. Në përgjithësi, sa më i pjekur të jetë një çift në marrëdhënien e tyre, aq më pak ka gjasa që ata të tradhtojnë. Shikoni marrëdhënien tuaj aktuale si një mundësi për të praktikuar aftësitë e marrëdhënieve të shëndetshme, pa projektuar dramë nga marrëdhëniet e kaluara te personi tjetër.

Përballuni me dallimet dhe pranojini ato

Të kundërtat tërhiqen? Sipas Dr. Talal Alsalim, dallimet mund të forcojnë disi përputhshmërinë. Ndarja e perspektivave tona unike me partnerin dhe nevoja për të provuar gjëra të reja mund të ndihmojë marrëdhëniet romantike. Megjithatë, dallimet e mëdha në vlerat personale, shpirtërore, intelekt dhe bindjet politike mund të sinjalizojnë papajtueshmëri, një faktor i zakonshëm në pabesi.

Papajtueshmëria shpesh mund të kapërcehet duke diskutuar me qetësi dhe respekt për dallimet. Punoni për të kuptuar dhe pranuar pozicionet e njëri-tjetrit.

Lejoni ndryshime në marrëdhënie

“Ti ke ndryshuar” është një frazë që shpesh i hidhet partnerit si ofendim. Megjithatë, eksperti thotë se njerëzit dhe nevojat e tyre nuk janë statike në një marrëdhënie. Prandaj, ne duhet të jemi në gjendje t’i përshtatemi ndryshimeve në mënyrë që të shmangim deficitet që shkaktojnë tradhti.