image Tentoi t'i ikë policisë me 16 qese marihuanë, arrestohet 23-vjeçari në Gjilan

Sinjalizime

Tentoi t’i ikë policisë me 16 qese marihuanë, arrestohet 23-vjeçari në Gjilan

news image

Një person me inicialet E.H., 23 vjeçar është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:20 në rrugën “Reshat Ymeri” në  Gjilan, pasi që i njëjti dyshohej se bënte shitblerjen e substancave narkotike në këtë qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se në momentin që zyrtarët policorë  e kanë ndaluar të dyshuarin në rrugë, i njëjti ka filluar të ikë, derisa gjatë vrapimit i bie në tokë një qese e dyshuar me narkotikë.

Sinjalizuesit kanë shtuar se i dyshuari i ka rezistuar arrestimit, duke mos zbatuar urdhrat e Policisë.

Megjithkëtë, policia e ka arrestuar dhe i ka gjetur 16 qese të vogla me marihuanë, të cilat kanë peshuar 6.3 gramë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Gjilanit kanë bërë të ditur se me urdhër të prokurores kujdestare, i dyshuari është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije, se 23 vjeçari i dyshuar është intervistuar nga hetuesit e stacionit policor të Gjilanit për vepra të ndryshme penale, ndër to edhe “vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/