image Tentoi të thyente derën e hyrjes së një ndërtese në Ferizaj, arrestohet një person

Siguri

Tentoi të thyente derën e hyrjes së një ndërtese në Ferizaj, arrestohet një person

news image

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se stacioni policor i Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  mbrëmë, rreth orës 23:30, ka pranuar një informacion, për një vjedhje të rëndë e mbetur në tentative.

Njësitet reaguese me urgjencë iu kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë arritur të prangosin personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili ishte kapur në flagrancë, nga disa qytetarë, duke thyer derën e hyrjes së një ndërtese të banuar në Ferizaj.

Tek i dyshuari sipas policisë janë gjetur edhe provat materiale të përdorura, me të cilat dyshohet se i ka përdorur, për ta thyer derën e hyrjes (thikë dhe një mjet i fortë).

Policia,  pasi e ka intervistuar të dyshuarin, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast falënderon dhe lavdëron qytetarët, për guximin dhe aktin shembullorë, të cilët kanë arritur të parandalojnë kryerjen e veprës penale , vjedhje e rëndë. Policia, gjithashtu inkurajon qytetarët, si në këtë rast, të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë policinë rajonale, për të gjitha rastet kriminale. Ky rast,  mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thuhet nga policia. /Gazeta Sinjali/