image Tentoi të ikë pasi fshehu armën në parking, ky është i riu nga Peja që përfundoi në ndalim policor

Siguri

Tentoi të ikë pasi fshehu armën në parking, ky është i riu nga Peja që përfundoi në ndalim policor

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për një rast që ndodhi dje në Pejë, ku Policia u përballë me një person i cili nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, pasi e ndaluan në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, nën dyshimet se posedon armë zjarri. I dyshuari u arrestua, por fillimisht tentoi që të ikë nga vendi i ngjarjes.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Durim Rrustemajn, 27-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

I riu tentoi t’u shpëtojë prangave të Policisë, duke e nisur me vrull veturën para policëve, por këta të fundit i janë vënë pas dhe e kanë kapur pak metra më larg nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollimit policor, atij iu gjet çanta me armë të cilën i dyshuari e kishte fshehur në një parking.

27-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/