image Tentoi ta vrasë me thikë një person në Kaçanik, gjykata merr një vendim për të dyshuarin

Drejtësi

Tentoi ta vrasë me thikë një person në Kaçanik, gjykata merr një vendim për të dyshuarin

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F.B., për veprën penale “vrasje në tentativë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri më 22 tetor 2021 në një fshat të komunës së Kaçanikut, në rrugën kryesore që shkon për në Tetovë, pas një fjalosje, me dashje që ta privojë nga jeta, godet njëherë në shpatull dhe një herë në kraharorë të dëmtuarin T.D., për pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore dhe gjendet në QKUK, në Prishtinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, shkruhet në njoftimin e gjykatës.

/Gazeta Sinjali/