image Tentim vrasja në Gjakovë, Policia e konfirmon rastin për Sinjalin – I plagosuri dërgohet në QKUK

Siguri

Tentim vrasja në Gjakovë, Policia e konfirmon rastin për Sinjalin – I plagosuri dërgohet në QKUK

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një plagosje që ndodhi mbrëmë në Dujakë të Gjakovës, ku  një 51-vjeçar u arrestua, nën dyshimet  se ka gjuajtur në drejtim të një 42-vjeçari, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se viktima tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi që u prangos lidhur me këtë rast është Sh.K., të cilit Policia ia ka gjetur dhe konfiskuar armën që dyshohet se e ka përdorur në rast.

Viktima dyshohet se ka pësuar plagë në gjoks dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.

Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe po hetohet në drejtim të veprës penale “vrasje në tentativë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/