image Tensionet në Kosovë, Rama nga Bratislava: Po ta donit takimin “të nxehtë”, të kishit sjellë serbët

Rajon

Tensionet në Kosovë, Rama nga Bratislava: Po ta donit takimin “të nxehtë”, të kishit sjellë serbët

news image

Është duke u mbajtur Forumi i Sigurisë në Bratislavë, ku edhe kryeministri i Kosovës udhëtoni sot gjatë ditës për të marrë pjesë.

Në këtë forum po merr pjesë gjithashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pas një bisede lëshoi një ‘kunjën’ për Serbinë.

Folësi falënderoi Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski për bisedën duke e cilësuar të qetë.

Në këtë moment, Rama ndërhyri duke i thënë se nëse do donte ta kishte më të nxehtë, duhet të kishte serbët të pranishëm duke nënkuptuar se janë shkak për nxehjen e situatës.

Folësi: Faleminderit për këtë takim të qetë

Rama: Nëse e doje më të nxehtë duhet të kishe sjellë serbët këtu.

/GazetaSinjali/