image Tensione në det, Rusia pretendon se përzunë anijen amerikane: Donte të futej në ujërat tona

Botë

Tensione në det, Rusia pretendon se përzunë anijen amerikane: Donte të futej në ujërat tona

news image

Rusia thotë se një prej anijeve të saj luftarake përzuri një anije amerikane që po përpiqej të futej në ujërat e saj territorialë në Detin e Japonisë.

Incidenti i raportuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes ndodhi të premten, ndërsa Rusia dhe Kina po kryenin në atë territor një stërvitje të përbashkët ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes tha se ekuipazhi i anijes anti-nëndetëse, “Admirali Tributs”, kishte paralajmëruar anijen amerikane “USS Chafee” që ishte duke lundruar në një zonë të mbyllur, për shkak të stërvitjes ushtarake, por ajo nuk kishte ndryshuar rrugën.

Kjo është hera e dytë në katër muaj që Rusia thotë se ka larguar anije luftarake të vendeve të NATO-s nga ujërat e saj territorialë. Në qershor, Moska akuzoi një destrojer britanik që ishte futur në ujërat e saj territorialë në Detin e Zi, akuzë që u refuzua nga Britania.

/GazetaSinjali/