image “Telall i një ish-qeverie abuzive”, Albulena Haxhiu i reagon Abelard Tahirit

Politikë/ “Telall i një ish-qeverie abuzive”, Albulena Haxhiu i reagon Abelard Tahirit

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri është telalli i një ish-qeverie abuzive e cila e ka kapur shtetin në çdo segment, dhe se i cili, sipas saj, reagon sa herë që flitet për ligjshmëri e kushtetueshmëri.

“Sa herë kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, flet për ligjshmëri e kushtetutshmëri dhe ngrit dyshime për abuzime e keqpërdorime, telalli i një ish qeverie abuzive bën reagime.

Është po i njëjti që procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, e komprometoi dhe e ktheu në shërbim të partisë së tij që ka kapur secilin segment. Prandaj duhet të ndërpritet secili veprim i këtij procesi dhe çfarëdo veprimi tutje për këtë proces, është keqpërdorim detyre, është vepër penale”, ka shkruar Haxhiu në facebook.  

Ky reagimi i Haxhiut erdhi pasi ministri në detyrë e quajti mediokër liderin e VV-së, Albin Kurtin.

“Ky mediokër ka mungesë të njohurive themelore të qeverisjes, por do ishte mirë sikur të ishte vetëm fakti se nuk e ka “haberin” se cila është detyra e një kryeministri. Krahas mungesës së njohurive elementare, në rastin më të keq, ai po pretendon t’i japë formë konkrete iluzionit të tij shkatërrues ndaj vlerave demokratike e rendit liberal të themeluar nga kushtetuta e vendit. Flet për qeverinë e tij e cila paska të drejtë të marrë në përgjegjësi, ani pse kjo i takon organeve të pavarura të zbatimit të ligjit kur ato vlerësojnë se janë bërë shkelje të ligjit”, kishte thënë ndër të tjera Tahiri./Gazeta Sinjali/