image Të votosh në luftë, me armën “te koka”, publikohen pamjet
[wp-story id="814678"]

Botë

Të votosh në luftë, me armën “te koka”, publikohen pamjet

news image

Janë publikuar pamje nga dita e dytë e votimit në referendumin në 4 provincat e Ukrainës, i cili është organizuar nga prorusët me mbështetjen e Moskës dhe që kërkon bashkimin e tyre me Rusinë.

Kremlini ka dërguar ushtarët për të nxjerrë me dhunë banorët që të votojë, ndërsa persona të armatosur janë një kërcënim real për qytetarët e pafajshëm të atyre 4 rajoneve.

“Familja ime sapo u detyrua me armë që të votonte në lojën e Rusisë për referendum”, tha gazetari i Hromadske International, Maxim Eristavi.

Ai publikoi edhe pamje nga të cilat pretendon se tregojnë ushtarët e armatosur që qëndrojnë në ambientet ku familja e tij është detyruar të votojë në favor të bashkimit me Rusinë.

/GazetaSinjali/