image Të tregosh gishtin e mesit ndihmon në uljen e dhimbjes

Kuriozitete

Të tregosh gishtin e mesit ndihmon në uljen e dhimbjes

news image

Një studim tregon se të ngresh gishtin e mesit të dorës ndihmon në uljen e dhimbjes. Gjesti zvogëlon shqetësimin me rreth një të dhjetën.

Ekspertët besojnë se kjo mund të ndihmojë. Madje edhe sharjet kanë një efekt të ngjashëm, konfirmuan ata.

Në studim, pjesëmarrësit vunë njërën dorë në ujë të akullt dhe në mënyrë të përsëritur bënin një gjest jo ofendues me tjetrin.

Në teste të tjera ata shanin, thonin “fjalë të ndyra” ose ngrenin gishtin pasi zhytën një dorë.

Grupi i gjesteve të vrazhda i rezistoi dhimbjes mesatarisht 125 sekonda, 12 sekonda më shumë se ata që nuk ishin të vrazhdë.

Studiuesit thanë se një gjë e tillë mund të ndihmojë në mposhtjen e dhimbjes pasi ne në mënyrë të pandërgjegjshme mendojmë të shajmë ndërsa kemi dhimbje, shkruan The Sun.

Kjo mund t’i bëjë njerëzit më të hutuar, duke i ndihmuar ata të injorojnë shqetësimin.

Profesor Autumn Hostetter, i cili drejtoi studimin në Universitetin Kalamazoo në Michigan, SHBA, tha:

“Ky është hulumtimi i parë që tregon se një gjest tabu ka një efekt ulës të dhimbjes, të ngjashëm me atë të prodhuar nga një fjalë tabu (sharje)”.

/GazetaSinjali/