image Të shtëna në paradën e 4 korrikut edhe në Filadelfia, plagosen dy policë

Botë

Të shtëna në paradën e 4 korrikut edhe në Filadelfia, plagosen dy policë

news image

Pak orë pas masakrës në festën e Pavarësisë Amerikane në periferi të Çikagos, të shtëna me armë zjarri u raportuan edhe në Filadelfia. Mediat amerikane raportojnë se dikush hapi zjarr ndaj njerëzve pjesëmarrës në paradën e 4 korrikut dhe për pasojë janë plagosur dy oficerë policie.

Një foto e shpërndarë nga Policia tregon një plumb të ngulur në kapelën e oficerit.

Në Twitter qarkullojnë video në të cilat dëgjohen të shtëna dhe turma shpërndahet, ndërsa në sfond vazhdon shfaqja e fishekzjarrëve.

Të shtënat me armë bënë që turma masive të shpërndahej në mes të shfaqjes së fishekzjarrëve, gjë që shtoi më shumë konfuzion në situatën kaotike.

/GazetaSinjali/