image Të shtëna me kallashnikov afër një kafeterie në Skenderaj, bie në pranga të Policisë një 28-vjeçar

Siguri

Të shtëna me kallashnikov afër një kafeterie në Skenderaj, bie në pranga të Policisë një 28-vjeçar

news image

Mbrëmë, afër një kafeterie në Runik të Skendeajt ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali. Një 28-vjeçar V.P., dyshohet se kërcënoi duke gjuajtur me kallashnikov, për motive ende të panjohura.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja kishte ndodhur afër një kafeterie dhe një pompe në këtë fshat, kur i dyshuari shkrepi armën disa herë, derisa viktima që gjendej në këtë lokal u largua nga aty. Përveç tij, nga vendi i ngjarjes iku edhe i dyshuari, i cili tentoi t’u shpëtojë prangave të Policisë, por pas një kohe u arrestua.

Ndërkohë Policia ka gjetur katër gëzhoja të armës që u përdor, si dhe me rastin e kontrollit policor te i dyshuari është konfiskuar edhe arma e gjatë automatike.

I njëjti pas arrestimit është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit për veprat me të cilat ngarkohet.

Burimet thonë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimet për “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/GazetaSinjali/