image Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

news image

Dje rreth orës 10:50 në rrugën ‘Shkëlzen Haradinaj’ në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Me të marrë informacionin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar një dëshmitare të rastit, ndërsa nuk kanë arritur që ta kapin personin e dyshuar.

Policia ka kontaktuar me familjen e të dyshuarit, të cilët kanë deklaruar se i biri i tyre ka treguar se ku e ka fshehur armën që dyshohet se e përdori në rast dhe se do të dorëzohet në Polici.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

/GazetaSinjali/