image Të shtëna me armë zjarri në lokalin ‘Lit’ në Prishtinë, katër të rinj rrihen mes vete - i dyshuari kryesor në arrati

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në lokalin ‘Lit’ në Prishtinë, katër të rinj rrihen mes vete – i dyshuari kryesor në arrati

news image

Lokalet e natës të cilat frekuentohen për t’u argëtuar me muzikë, shpesh herë shndërrohen edhe në ring boksi. Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë që dalin të shijojnë jetën e natës, përfundojnë në telashe pasi përfshihen në përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku në lokalin ‘Lit’ në Prishtinë, katër persona janë përfshirë në një rrahje, ku pos grushteve, u shkrepën edhe armë zjarri.

Sinjali mëson se si pasojë e një mosmarrëveshjeje, të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete e më pas njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimeve kanë gjetur dy gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast. Po ashtu si pasojë e të shtënave është dëmtuar një veturë, e cila është konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit i cili ndodhet në arrati, të nisin hetimet për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa ndaj të dyshuarve tjerë është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.

/GazetaSinjali/