image Të shtëna armësh në rrugët e Klinës, të dyshuarit largohen nga vendi i ngjarjes

Kosovë

Siguri/ Të shtëna armësh në rrugët e Klinës, të dyshuarit largohen nga vendi i ngjarjes

news image

Një burrë ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij, gjatë përballë kalimit nga një veturë e dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Raportohet se nuk është qëlluar shoferi dhe as vetura, derisa ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 16:00.

“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/