image Të riun në Prishtinë e zë sherri me Policinë, i gjejnë drogë dhe thikë në veturë

Siguri

Të riun në Prishtinë e zë sherri me Policinë, i gjejnë drogë dhe thikë në veturë

news image

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Isa Boletini”, në Prishtinë, ku gjatë patrullimit, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit B.R., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu një mjet të mprehtë, thikë, si dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike.

Për shkak të posedimit të thikës dhe narkotikëve, ai është shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor së bashku me sendet e sekuestruara me rastin e kontrollit policor.

/GazetaSinjali/