image Të paktën 23 persona vdesin në një aksident metroje në Mexico City - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Të paktën 23 persona vdesin në një aksident metroje në Mexico City

news image

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Mexico City, si pasojë e shembjes së një linje të metrosë, derisa treni po kalonte aty, kanë thënë autoritetet meksikane më 4 maj.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të transmetuara në mediat lokale, kanë shfaqur trenin duke rënë nga një lartësi prej pesë metrash.

Fatkeqësisht ka fëmijë në mesin e të vdekurve”, ka thënë kryetarja e Meksiko Sitit Claudia Sheinbaum para gazetarëve, duke thënë se 70 persona janë të plagosur.

Ky incident ka ndodhur në linjën 12 të metrosë, ndërtimi i së cilës është përcjellë me ankesa dhe akuza për parregullsi. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin