image Të moshuarit dhe personeli shëndetësor në Prizren hezitojnë të marrin vaksinën antiCOVID

Shëndetësi

Të moshuarit dhe personeli shëndetësor në Prizren hezitojnë të marrin vaksinën antiCOVID

news image

Doktori nga Prizreni, Arsim Berisha, ka bërë të ditur se vaksinimi kundër COVID-19 në këtë komunë ka filluar me 2 prill në bazë të planit të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha ka shtuar se Komuna e Prizrenit është furnizuar me 1 mijë e 270 doza të vaksinës antiCOVID deri më tash janë vaksinuar 672 persona.

Sipas tij, është brengosëse mosgatishmëria e personelit shëndetësor që mos të vaksinohen kundër COVID-19.

“Është për brengosje edhe mosgatishmëria e personelit shëndetësor që të mos vaksinohen, kjo nuk është në rregull që të transmetohet te qytetarët. 60 për qind të personelit shëndetësor kanë dilema, arsyet i dinë ata”, ka thënë ai në KTV.

Tutje, Berisha ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen duke shtuar se ai është mjeku i parë që është vaksinuar në Komunën e Prizrenit.

“Ka muaj që bëjmë teste rapid për COVID-19. Testimet varijojnë, rreth 10 për qind e të testuarve dalin pozitiv. Ne kemi kontaktuar shumicën e 80-vjeçarëve dhe janë vaksinuar vetëm 270. Ne i kemi në stok mbi 500 doza. Ministria e Shëndetësisë duhet të punojë më shumë në aspektin publik që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Ne kemi vetëm 24 mijë vaksina dhe kemi shfrytëzuar vetëm 10 mijë dhe sot është dita e 14-të”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/