image Të mirat e hudhrës së zezë në shëndetin e njeriut

Këshilla/ Të mirat e hudhrës së zezë në shëndetin e njeriut

news image

Në mitologjinë aziatike, hudhra e zezë thuhej që ofronte përjetësinë, por hudhra e zezë është thjeshtë një hudhër thuajse e kalbur.

Që hudhra të kalbet duhet ta mbani atë në një dhomë me një temperaturë dhe lagështi të caktuar.

Hudhra e ‘kalbur’ ka dyfishin e sasisë së antioksidantëve të hudhrave normale dhe për këtë arsye kërkohet shumë. Hudhra e nxirë ka dhe shije më të mirë se hudhra standarde dhe mund të jetë shoqëruese e shkëlqyeshme e pjatave të djathit dhe pulës. Procesi i shndërrimit të hudhrës zgjat tre javë deri në 60 ditë.

Ja se si ta ktheni hudhrën normale në hudhër të zezë:

Hiqni papastërtitë nga pjesa e jashtme e hudhrës, por mos e hiqni membranën. Mos e pastroni hudhrën me ujë, por përdorni një sfungjer të thatë për të pastruar papastërtitë. Ndani thelpinjtë e hudhrave dhe vendosi në një tigan të madh. Sa herë që pjekoni diçka në furrë, futini hudhrat brenda për t’u tharë. Përsëriteni këtë çdo ditë. Pas 2 deri në 3 javë, do të përfitoni hudhrat e zeza që janë mjaft të shëndetshme dhe të shijshme.

Ndikimi i hudhrës së kalbur në organizëm bën që ta normalizoni sheqerin në gjak, keni shëndet më të fortë të zemrës, parandalon kancerin si dhe përmirëson shëndetin e trurit./Gazeta Sinjali/