image Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

Arsim

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

news image

Të hënën pritet të publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në konviktet në Prishitnë për vitin akademik 2022/2023, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi, Qendra e Studentëve ka bërë të ditur se rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të Qendrës dhe në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Kujtojmë që konkursi për pranim në konvikte ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri më 18 shtator 2022 dhe gjatë këtij afati kanë aplikuar rreth 6 mijë studentë.

Sipas njoftimit të QS-së, kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4 mijë vende.

Afati për ankesa do jetë në datat 27 dhe 28 shtator 2022.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit online në faqen zyrtare dhe përmes profilit zyrtar ne Facebook.

/GazetaSinjali/