image Të flini në dhomë të ftohtë mund t'iu ndihmojë të dobësoheni

Këshilla

Të flini në dhomë të ftohtë mund t’iu ndihmojë të dobësoheni

news image

Njerëzit kanë disa lloje të yndyrave. Yndyra e bardhë, e cila ruan energji shtesë. Yndyra e bardhë është karakteristikë e mbipeshës dhe rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të tjera.

Yndyra kafe, në të kundërtën, djeg energjinë kimike për të krijuar nxehtësi dhe për të ndihmuar në ruajtjen e temperaturës së trupit. Studiuesit kanë treguar se kur flen në një dhomë të ftohtë, qelizat e bardha të yndyrës te njerëzit marrin karakteristikat e qelizave të yndyrës kafe, shkruan Bestlifeonile, transmeton Gazeta Sinjali.

Për këtë studiesit kanë bërë një hulumtim, ku kishin marrë pesë burra të shëndetshëm, me moshë mesatare rreth 21-vjeç, me qëndrim për katër muaj në një njësi kërkimore klinike në Qendrën Klinike në Bethesda, Maryland. Burrat merreshin me aktivitete të rregullta gjatë ditës dhe më pas ktheheshin në dhomën e tyre private çdo mbrëmje. Temperatura e dhomës u caktua në 24 ° C (75 ° F) gjatë muajit të parë, 19 ° C (66 ° F) muajin e dytë, 24 ° C përsëri për muajin e tretë dhe 27 ° C (81 ° F) ) muajin e fundit.

Pas një muaji ekspozimi ndaj të ftohtit, pjesëmarrësit patën një rritje prej 42% të vëllimit të yndyrës kafe dhe një rritje prej 10% të aktivitetit metabolik të yndyrës. /Gazeta Sinjali/