image Të enjten mbahet seanca e radhës në Kuvend, Osmani tregon arsyen

Politikë

Të enjten mbahet seanca e radhës në Kuvend, Osmani tregon arsyen

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se të enjten do të mbahet seanca e radhës.

Arsyea e mbajtjes së seancës është se do të merret një vendim për tejkalimin e lejuar për kalimin e financave publike për menaxhimin e pandemisë.

“Këtë të enjte do të ketë seancë, vendimi i parë ka të bëjë me tejkalimin e lejuar për kalimin e financave publike sa i përket menaxhimit të pandemisë sa i përket aspektit ekonomik, të tjerat janë projektligjet që ka një kohë që po presin në Kuvend. Tani më u pajtuam se të gjitha këto do të procedohen në Kuvend, dhe shpresoj që të miratohen me 2 të 3tat, shumica prej tyre janë marrëveshje ndërkombëtare”, tha Osmani./ Gazeta Sinjali/