image Të enjten Kuvendi mban seancë, të premten interpelancë

Politikë

Të enjten Kuvendi mban seancë, të premten interpelancë

news image

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca gjatë kësaj jave, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo u bë e ditur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai tha se seancat do të mbahen të enjten dhe të premten.

“U vendos që të enjten të ketë një seancë, ndërsa të premten në orën 10:00 do të ketë interpelancë që e ka ftuar AAK-ja për faljen e gjobave si formë ndihmëse ndaj bizneseve. Në këtë takim u arsyetua kërkesa jonë për interpelancë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se kërkesa e AAK-së është falja e gjobave për sektorin privat që janë gjobitur gjatë pandemisë.

/Gazeta Sinjali/