image Të dyshuarit ia mbyllën gojën 11-vjeçares, e zhveshën dhe dyshohet se kryen seks me të, detaje tronditëse nga rasti në Ferizaj

Siguri

Të dyshuarit ia mbyllën gojën 11-vjeçares, e zhveshën dhe dyshohet se kryen seks me të, detaje tronditëse nga rasti në Ferizaj

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një rast të tmerrshëm të dhunimit që është denoncuar sot në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, që dyshohet se ka ndodhur vitin e kaluar, në qytetin e Ferizajt, ku dy të mitur e kanë keqtrajtuar një vajzë që atë kohë ishte 11 vjeçare. Të dyshuarit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, teksa Sinjali ka mësuar detajet tronditëse se si dyshohet se u krye akti.

Vajza e cila tash është 12-vjeçare dyshohet se në mars të vitit të kaluar është dhunuar nga dy persona, që në kohën kur kanë kryer veprën penale kanë qenë 17 dhe 15-vjeç. Rasti është zbuluar pas denoncimit të viktimës dhe nënës së saj, e cila sot ia ka mësyrë Prokurorisë për të raportuar rastin e tmerrshëm.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë në Prokurori, rasti ka ndodhur në një tualet të bodrumit të banesës, kur dy të miturit ia kishin zënë pritën 11-vjeçares dhe duke ia mbyllur gojën për të mos kërkuar ndihmë, dyshohet se e kanë zhveshur dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, fillimisht njëri e pastaj tjetri.

Ky rast i tmerrshëm aktivizoi Prokurorin e Shtetit, për të nxjerrë vendim që të sigurohet prezenca e dy të dyshuarve, të cilët janë paraqitur për intervistim, ku gjatë dhënies së deklaratave kanë mohuar kategorishit ta kenë kryer veprën penale për të cilën janë denoncuar.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim që dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve tash i mitur të dërgohen në mbajtje dhe të nisin hetimet për mbledhjen e informacioneve që zbardhin në plotni rrethanat në të cilat  ka ndodhur ngjarja.

https://sinjali.com/e-tmerrshme-dy-te-mitur-dyshohet-se-e-dhunuan-nje-11-vjecare-vitin-e-kaluar-ne-ferizaj-rasti-u-zbulua-sot/

/GazetaSinjali/