image 'Të bëjmë më shumë për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas në Kosovë'

‘Të bëjmë më shumë për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas në Kosovë’

news image

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në Ditën kundër Dhunës në Baza Gjinore, ka thënë se duhet të bëhet më shumë për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas në Kosovë.

Sipas saj, të qenurit grua nuk është aspak e lehtë. “Dhunohesh, plaçkitesh, rrihesh, vritesh”.

“Në nderim të grave jeta e të cilave u këputë në mes, të punojmë së bashku për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas. Ta bëjmë këtë mbeturinë të patriarkatit të papranueshme jo vetëm ligjërisht, po edhe kulturalisht”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Sinjali/