image Taksisti i vë në kurthë klientët në Vushtrri, bashkë me një shok u hedhin sprej dhe ua grabisin 2 mijë e 500 euro

Siguri

Taksisti i vë në kurthë klientët në Vushtrri, bashkë me një shok u hedhin sprej dhe ua grabisin 2 mijë e 500 euro

news image

Një taksist në Vushtrri i ka vënë në kurth dy klientë të tij, me ndihmën e mikut të tij, të cilët i kanë grabitur duke ua vjedhur 2 mijë e 500 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja, siç mëson Sinjali ndodhi në rrugën “Viciana” të Vushtrrisë, kur dy persona hipën në një taksi dhe gjatë rrugës u grabitën nga të dyshuarit.

Plani i taksistit dhe mikut të tij funksionoi, ashtu që derisa pasagjerët ishin në veturë, i dyshuari e ndaloi për ta marrë gjoja edhe një udhëtar. Ky udhëtar doli të jetë shoku i tij, që e ndihmoi t’i grabitë klientët.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri prej tyre u ka hedhur sprej fytyrës dy qytetarëve, e tjetri i ka grabitur paratë.

Me t’u raportuar rasti, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/