image Takimi në Bruksel, reagon Haradinaj: Ka nga një kërkesë për Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën

Politikë

Takimi në Bruksel, reagon Haradinaj: Ka nga një kërkesë për Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën

news image

Pas zhvillimeve të fundit rreth takimit trilateral në Bruksel mes Joseph Borell, kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

I pari i AAK-së ka listuar nga një kërkesë për kryeministrin Kurti, presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca.

Ai i ka bërë thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar.

Ndërkohë i ka kërkuar presidentes që të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.

Postimi i plotë i tij:

I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.

Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.

I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd.

Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!

/GazetaSinjali/