image Tahiri shprehet i bindur se propozim-aktakuza ndaj Thaçit do të hidhet poshtë

Politikë

Tahiri shprehet i bindur se propozim-aktakuza ndaj Thaçit do të hidhet poshtë

news image

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, duke folur rreth propozim-aktakuzës së Speciales kundër presidentit Hashim Thaçi, ka shfaqur bindjen se ajo do të hidhet poshtë.

Tahiri ka folur edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit qeverisës.

Ai në T7 u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka zhvilluar asnjëherë takime për të vendosur rreth hyrjes eventuale në Qeverinë Hoti, teksa ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për gjendjen e krijuar në vend.

“PDK nuk ka diskutuar asnjëherë që të jetë pjesë e kësaj qeverie. Ka probleme të mëdha edhe në koalicionin e ri, ku secili e ka një lloj bajraktarizmi që nuk duan të marrin përgjegjësi shtetërore. Ne duhet ta kemi një qeverisje konform rrethanave. Ne nuk dimë për planet e shtetit tonë se çka do të ndodhë tutje, madje as pakoja emergjente nuk është zbatuar”, përfundoi deputeti i PDK-së./Gazeta Sinjali/