image Tahiri: Për rend dhe ligj do jem edhe më tej

Politikë

Tahiri: Për rend dhe ligj do jem edhe më tej

news image

Abelard Tahiri, ministri në detyrë i Drejtësisë, tha se ka pasur nderin që për dy vite ka shërbyer në këtë detyrë.

“Për dy vite, kemi reformuar drejtësinë penale, të drejtat pronësore, strukturën e gjyqësorit dhe prokurorisë si dhe qasjen në drejtësi. Kemi marrë kredenciale të plota brenda dhe jashtë vendit për qeverisjen e mirëfilltë, transparente dhe të drejtuar mbi parimet më të rëndësishme të shtetit ligjor”.

Tahiri deklaroi se do të vazhdojë të punojë në fushën e drejtësisë.

“Angazhimi im politik edhe më tej do ta ketë në fokus sundimin e rendit dhe ligjit. Do punojmë për integritet të institucioneve, për luftë të pa kompromis kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit”.

“Emrin e Republikës tonë dhe institucioneve të saj do ta shkëpusim një herë e përgjithmonë nga kultura e abuzimit. Për rend dhe ligj, jam e do jem edhe më tej, aleati juaj i pa kompromis”, ka shkruar Tahiri në Facebook.