image Tahiri për Qeverinë Hoti: Nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën

Politikë

Tahiri për Qeverinë Hoti: Nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Abelard Tahiri e ka quajtur Qeveri të Stagnimit, atë të udhëhequr nga ish-kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa thotë se sot u votua Qeveria e Status Quo-së, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri i ri, Avdullah Hoti.

Sipas Tahirit, Qeveria është shndërruar nga një Qeveri e integruar nën urdhrat e një njeriu arbitrar, në një Qeveri të dezintegruar nën urdhrat e hisedarëve të saj, transmeton Gazeta Sinjali.

“Prej një Kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një Kryeministër të pafuqishëm. Kjo Qeveri nuk është e aftë për t’u bërë ballë sfidave që e presin Kosovën. Gjithsesi, PDK do jetë opozitë përballë kësaj Status Quo-je, siç ishte opozitë përballë rënies së demokracisë nën diktatin e Albin Kurtit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Me tej, Tahiri thotë se qytetarët meritojnë zotimin e politikanëve për demokraci, zhvillim e barazi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/OfficialAbelardTahiri/posts/541170533226223?__xts__[0]=68.ARBm_AHhUkvVaZG0ji-Lg_7nOo2pVQDQsIoTM06nrUZu6LNHCa3mkDn8bcS-XTJAJzNEkUxGiC3CaYQjOp12BzkOAyNmrvzqkY_hMfPSO5X67qmQpOKNj_rDcppCmbrt7-DubxInqwQnLGyR9KY6eSoKn1300_2gbjJIjCYEOKbrEz5HjrSnmTLQwpoX0ZLnHPxmUYaY7V4EBjTMjXKAx9gVgAf-SExDRgUqXQx-3ZKujgn0p04Y61atp604uOS0W93X8t4DdnY80rLsjufR5dnHRb5GQM_dpuR98lNtnycUTiq3xme4yUFSiVV6C5nLEAe4me1GmAtQ5ZEzKVk&__tn__=-R