image Tahiri: Ne si opozitë nuk i kemi numrat që të shkojmë në zgjedhje

Politikë

Tahiri: Ne si opozitë nuk i kemi numrat që të shkojmë në zgjedhje

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përmes një konference për media u shpreh se ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri theksoi se PDK-ja i vlerëson të papranueshme sjelljen e LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Kosovës.

 “Neve çdo ditë na vdesin 15 deri 20 qytetarë në ditë, si pasojë e moskujdesit nga COVID-19. Në anën tjetër e kemi një degradim në Parlamentin e Kosovës. Kjo qeveri e këta kryeministra që kanë dal pas 6 tetorit nuk e kanë hallin e arsimit, nuk e kanë hallin e shëndetit, e kanë hallin e sistemimit të militantëve të tyre partiak nëpër pozita të larta shtetërore. Pra, sot kemi një shumicë parlamentare e cila nuk arrin kurrë ti ketë mbi 35 deputetë në Kuvend. Edhe ne si opozitë që nuk i kemi numrat që ta qojmë vendin në zgjedhje. Ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Tahiri.

Ndërsa, sot gjatë seancë së Kuvendit, deputetët e VV-së janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e Driton Selmanajt në sallë.

/Gazeta Sinjali/